Talibanët thanë se do të marrin pjesë në të ashtuquajturat bisedime “ndër-afgane” në Moskë, të cilat do të mbledhin bashkë figura të shquara të Afganistanit, përfshirë ish-presidentin Hamid Karzai, zyrtarë të opozitës, pleq fisnorë, por jo autoritetet e qeverisë.
Takimi do të nisë të martën dhe do të zgjasë dy ditë.
Këshilli i Shoqërisë Afgane – një organizatë e diasporës së Afganistanit në Rusi – tha përmes një deklarate se ai është organizator i takimit.
Qeveria e Rusisë ka mohuar se qëndron prapa organizimit, ndërsa Shtetet e Bashkuara deri më tash nuk e kanë komentuar.
Njoftimi për takim vjen një javë pasi është bërë e ditur se negociatorët amerikanë dhe talibanë kanë rënë dakord për strukturën e një marrëveshjeje të paqes, e cila do t’i jepte fund konfliktit 17-vjeçar në Afganistan.
Negociatorët amerikanë kanë zhvilluar në janar bisedime intensive me talibanët në Katar.
Talibanët, deri më tash, kanë refuzuar të mbajnë bisedime të drejtpërdrejta me Qeverinë afgane, duke i cilësuar zyrtarët e saj si “kukulla” të SHBA-së.
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës