Rohullah Azizi, vëllau i ish zv.Presidentit të Afganistanit, është qëlluar për vdekje nga talebanët, tha nipi i tij.
Azizi, vëllai i Amrullah Saleh, po udhëtonte në provincën veriore Panjshir kur makina e tij u ndalua nga luftëtarët talebanë në një pikë kontrolli, shkruan skynews, transmeton portal arbresh.info
“Siç dëgjojmë për momentin talebanët e qëlluan atë dhe shoferin e tij në pikën e kontrollit,” tha Shuresh Saleh.
Azizi ishte një luftëtar anti-talebanë dhe nipi i tij tha se ishte e paqartë se ku ishte nisur kur u ndalua nga talebanët.
Sipas mediave, ai udhëhopqi forcat që u rezituan talebanëve në Panjshir, e cila edhe ishte provinca e fundit në Afganistan që ra në duart e talebanëve.
Pas tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani, talebanët kanë marrë nën kontroll vendin, duke formuar së fundmi edhe qeverinë./arbresh.info/
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...