Ushtarët amerikanë qëlluan dhe vranë civilë në panik pas shpërthimit vdekjeprurës të javës së kaluar nga DEASH/Horasan pranë Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në kryeqytetin afgan Kabul, tha zëdhënësi i talebanëve, të cilët pushtuan qytetin dhe pjesën më të madhe të Afganistanit në fillim të këtij muaji.
“Një raport që morëm tregon se ushtarët amerikanë hapën zjarr mbi turmën pas sulmit në aeroportin e Kabulit. Kishte shumë njerëz. Prandaj, civilët, përfshirë gratë dhe fëmijët humbën jetën”, tha Zabihullah Mujahid për Anadolu Agency (AA).
Duke deklaruar se asnjë organizate nuk do të ketë asnjë justifikim për të luftuar pas tërheqjes së plotë të forcave të huaja nga vendi dhe krijimit të qeverisë së re, Mujahid theksoi se ata që veprojnë nën DEASH në vend nuk kanë ardhur nga Iraku apo Siria, por janë afganë me mentalitetin e grupit terrorist.
Ai shtoi se pjesëtarët e talebanëve po ofrojnë me sukses siguri dhe mund të luftojnë grupe të tilla si DEASH.
Duke lënë pas një luftë 20-vjeçare, talebanët janë të aftë të mbledhin inteligjencë të saktë, tha Mujahid, duke shtuar se ata nuk kanë nevojë për mbështetjen e asnjë vendi në luftën e tyre kundër DEASH.
– Afganistani dëshiron që mbështetja e Turqisë të vazhdojë
Mujahid tha se talebanët duan të kenë marrëdhënie “shumë të mira” me Turqinë. “Publiku dhe shteti turk janë miqtë tanë. Ka disa arsye pse kjo miqësi duhet të vazhdojë”, tha ai.
Duke theksuar se talebanët kanë forca speciale për të garnatuar sigurinë në Aeroportin e Kabulit, Mujahid tha se nuk do të jetë e vështirë për ta arritur këtë duke e bërë atë për të gjithë Afganistanin, përfshirë kryeqytetin.
Për nevojat logjistike dhe teknike në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai”, ai tha: “Ne biseduam me Turqinë. E siguruam se nuk do të ketë probleme sigurie, se do të merremi me nevojat pasi të jemi kujdesur plotësisht për aeroportin. Nëse është e nevojshme, ne mund t’i kërkojmë këto nevoja nga Turqia ose një vend tjetër”.
Duke kërkuar mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Afganistanin, Mujahid tha: “Ne duam të kemi marrëdhënie ekonomike edhe me Turqinë. Kemi nevojë për mbështetjen e Turqisë në fushën e arsimit, ashtu si më parë. Dëshirojmë që ndihma e tyre të vazhdojë për këtë çështje. Ne duam që publiku dhe shteti turk të mbajnë marrëdhënie miqësore sepse ekziston një lidhje e thellë historike midis popujve afganë dhe turq”.
– “Paratë e bllokuara jashtë vendit do të rikthehen”
Mujahid tha se problemet financiare, të cilat janë probleme afatshkurtra, do të zgjidhen gradualisht sapo të formohet qeveria.
“Afganistani tashmë ka të ardhurat e veta. Përveç kësaj, ne do të kërkojmë kthimin e parave që i përkasin Afganistanit, të cilat u bllokuan (në SHBA dhe Zvicër) pas formimit të qeverisë”, tha ai.
Duke nënvizuar dëshirën e talebanëve për të vazhduar ndihma nga Banka Botërore dhe burime të ndryshme ndërkombëtare, Mujahid tha se publiku afgan ka nevojë për ndihmën e tyre në çdo fushë, veçanërisht në aspektin e ndihmës humanitare dhe mjekësore.
– Udhëheqësi taleban Akhundzada në Kandahar
Kur u pyet për vendndodhjen e udhëheqësit të talebanëve, Mullah Hibatullah Akhundzada, i cili ishte fshehur për vite të tëra dhe nuk ndau asnjë regjistrim vizual apo audio, Mujahid tha se ai është në Kandahar, Afganistanin jugor.
“Emri i udhëheqësit tonë nuk është në listën e zezë ndërkombëtare. Prandaj, nuk ka asnjë rrezik për të. Hibatullah Akhundzada aktualisht po mban disa takime në Kandahar”, tha ai.
Kjo shënoi herën e parë që talebanët konfirmuan vendndodhjen e udhëheqësit të tyre në Afganistan.
– “Mund ta marrim Panjshirin në një kohë të shkurtër”
Mujahid tha se negociatat po vazhdojnë me udhëheqësin taxhik Ahmad Massoud, i cili rezistoi në dorëzimin e krahinës Panjshir të Afganistanit te talebanët.
Duke thënë se nuk dëshirojnë konflikt në Panjshir, ai shtoi: “Ne nuk duam të luftojmë. Jemi pro negociatave. Nëse negociatat dështojnë, zona përreth Panjshir është e rrethuar tashmë nga forcat talebane. Nëse duam, mund ta marrim atë në një kohë shumë të shkurtër”.
Ai po ashtu tha se përpjekjet janë duke vazhduar për të krijuar qeveri gjithëpërfshirëse. “Të drejtat e secilit do të merren parasysh në këtë qeveri”, vuri në dukje ai.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...