Në konferencën e parë për shtyp të mbajtur nga Talebanët, është theksuar se të drejtat e grave në Afghanistan do të respektohen “brenda kornizës së Ligjit Islamik”.
Zëdhënësi i Talebanëve nuk ka dhënë detaje se çfarë do të përfshinin këto liri, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Zabihullah Mujahid thjesht përsëriti se afganët duhet të jetojnë “brenda kornizës së Islamit”.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë frikë se liritë e grave mund të dëmtohen nën sundimin e islamistëve.
Grupi militant prezantoi ose mbështeti dënimet në përputhje me interpretimin e tyre të rreptë të sistemit juridik të Islamit, ligjit të Sheriatit, kur kontrollonte Afganistanin midis 1996 dhe 2001.
Sipas ligjit të vendosur nga Talebanët, gratë duhet të veshin burka.
“Ne do t’i lejojmë gratë të punojnë dhe të studiojnë brenda kornizave tona”, u tha në konferencë. “Gratë do të jenë aktive brenda shoqërisë tonë”.
Talibanët kanë marrë pushtetin në afghanistan pas gati 20 vite të prezencës së ushtrisë amerikane në vend./arbresh.info/
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...