Aeroplani, i cili po evakuon rreth 200 persona, përfshirë qytetarë amerikanë, u nis sot pasdite nga Kabuli, i cili është edhe fluturimi i parë i udhëtarëve jashtë vendit që kur talebanët morrën pushtetin, shkruan France Press.
Avioni për në Doha është i pari i këtij lloji pas një ure të madhe ajrore të krijuar nga amerikanët, duke lejuar evakuimin e më shumë se 120,000 njerëzve pasi talebanët morën pushtetin në mes të gushtit, transmeton portal arbresh.info
Pas formaliteteve në nisje, pasagjerët hipën në autobusë në aeroport nën mbikëqyrjen e një roje nga Katari, i cili është angazhuar për këtë operacion.
Doha dhe aleati i saj Turqia kanë punuar prej ditësh për të përgatitur infrastrukturën e aeroportit të Kabulit për hapjen graduale.
Evakuimi i njerëzve nga Afganistani tani konsiderohet një procedurë shumë e vështirë, duke marrë parasysh që aeroporti i Kabulit tani është nën kontrollin e talebanëve./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...