Pakistani Tehrik-e-Taliban (TTP), i njohur më mirë thjesht si talebanët pakistanezë, ka konfirmuar vdekjen e një nënkryetari të grupit, i cili u vra nga sulmet ajrore të SHBA-ve.
Sulmet ajrore të SHBA-ve që u kryen në kampin e talebanëve në provincën e Paktikës të Afganistanit gjatë javës së kaluar, besohet se kanë eliminuar liderin talibanez Khalid Mehsud, transmeton portali arbresh.info
Zyrtarët amerikanë të inteligjencës që monitorojnë TTP dhe al-Kaidën kanë thënë për mediat amerikane se “një aleat i afër me al-Kaidën është vrarë”.
Në vendin e Mehsud, talebanët pakistanezë kanë caktuar një komandant të njohur si Myftiu Noor Wali Wali.
Talibanët pakistanezë janë akuzuar për kryerjen e sulmeve terroriste kundër qeverisë dhe ushtrisë pakistaneze. Islamabad gjithashtu ka pohuar se TTP mbështetet nga agjencia e jashtme e spiunazhit dhe agjencisë së inteligjencës.
SHBA-të kanë akuzuar Pakistanin që është kthyer në një vend të sigurtë për shumë terroristë./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?