Talebanët kanë nën kontroll 70% të territorit afgan

00:32 | 1 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Militantët e lëvizjes radilale talebaneze janë aktiv në 70 për qind territorit afgan, duke kontrolluar plotësisht 4 për qind të vendit, ka gjetur një studim i BBC-së.

Talibanët janë në kontroll të plotë të 14 rretheve të shtetit të shkatërruar nga kriza dhe kanë një prani aktive dhe të hapur fizike në 263 të tjerë, treguan rezultatet e studimit të botuar të marten, transmeton portali arbresh.info

Rreth 15 milionë qytetarë afganë jetojnë në zonat e kontrolluara nga lëvizja radikale ose në rrethet që shpesh janë të shënjestruar nga sulmet e talebanëve.

Hetimi i BBC-së ka gjetur se numri i rretheve me prezencën e talebanëve është rritur që kur misioni i SHBA-ve përfundoi në 2014 dhe trupat e huaja u tërhoqën nga vendi.

Ky studim edhe detaje të tjera shokuese, pasi militantët e grupit terrorist të ISIS-it kanë prani në 339 rrethe të Afganistanit, kryesisht në pjesët veriore dhe lindore të vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme