Kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, Frank McKenzie, në kryeqytetin Doha të Katarit është takuar me udhëheqësit e lartë të talebanëve dhe ka arritur marrëveshje që përpjekjet për evakuimin e Afganistanit të mund të vazhdojnë pa ndërhyrje.
Takimi i gjeneralit McKenzie me udhëheqësit e lartë talebanë u raportua nga ‘Associated Press’, e cila citon një zyrtar anonim të mbrojtjes.
Situata në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul është duke u bërë gjithnjë e më kaotike, ndërkohë ambasada të huaja në vend u mbyllën dhe stafin e tyre diplomatik e dërguan në aeroport, nga ku përfshirë dhjetëra mijëra afganë të dëshpëruar po përpiqen të lëshojnë vendin.
Siç raporton ‘Associated Press’, zyrtarët amerikanë thanë se shtatë persona kanë vdekur, përfshirë disa që u kapëngjitën pas një avioni ushtarak amerikan dhe ranë në tokë kur avioni u ngrit.
Video të dëshmitarëve okularë nga vendi tregojnë qindra njerëz duke vrapuar në pistën e aeroportit dhe njerëz të ulur mbi një aeroplan pasagjerësh, megjithëse udhëtimet ajrore civile janë pritje dhe udhëtimet ajrore të operacioneve ushtarake të reduktuara.
Skena në Kabul është bërë edhe më e dëshpëruar që nga dje kur talebanët e papenguar u futën në Kabul dhe njoftuan se ata do të kontrollojnë vendin duke shënuar kthimin në pushtet 20 vite pasi forcat amerikane pushtuan vendin pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.
Deri më tani duket se talebanët po përpiqen të marrin nën kontroll aeroportin, pjesa e fundit e vendit që nuk është nën sundimin taleban.
Në fakt, një reporter i CNN-së në vendngjarje, sonte në Kabul tha se luftëtarët talebanë po sigurojnë kontrollin e turmës jashtë aeroportit për të mundësuar një fluks më të rregullt të njerëzve brenda aeroportit.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar se çdo përpjekje e talebanëve për të penguar evakuimin në aeroport do të sillte një hakmarrje të shpejtë. Më herër u njoftua se në aeroport ndodhen rreth 6 mijë trupa amerikane për të siguruar aeroportin dhe për të ndihmuar evakuimin.
Departmenti i Shtetit njoftoi se ushtria amerikane tani po kontrollon operacionet në aeroport dhe sipas raporteve të shumta zyrtarët që mbikëqyrin logjistikën kanë njoftuar se me gjasë mund të fluturojnë rreth 5 mijë njerëz në ditë nga aeroporti,transmeton Anadolu Agency (AA).
Prioritet po u jepet stafit të ambasadave, përfshirë rreth 4 mijë në ambasadën amerikane së bashku me dhjetëra mijëra shtetas afgan që ndihmuan SHBA-në dhe aleatët e saj gjatë luftës 20-vjeçare.
Por qytetarët e zakonshëm tani po nxitojnë në aeroport dhe analistët ushtarakë që folën për mediat amerikane thonë se pasi të niset fluturimi i fundit ushtarak, njerëzit që do të mbeten në aeroport do të përballen me një të ardhme shumë të pasigurt në vend.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...