Një zyrtar i talebanëve në mënyrë kategorike ka hedhur poshtë çfarëdo armëpushimi të menjëhershëm në Afganistan, por tha se kjo është e mundur pas tërheqjes së trupave të huaja.
“Zyra politike në Doha ka kapacitet të vendos armëpushim në mbarë vendin. Por politika jonë është që të gjitha forcat e huaja duhet të largohen nga Afganistani dhe për këtë ne po negociojmë me amerikanët”, tha zëdhënësi i talebanëve, Mohammad Suhail Shaheen, në një intervistë për Anadolu Agency (AA).
Ai tha se pas shpalljes së axhendës të tërheqjes së forcave të huaja, afganët do të uleshin për të zgjidhur një axhendë të përbashkët.
“Kur ka bombardime, kur ka sulme gjatë natës, kur shteti është i okupuar, si është i mundur armëpushimi”, pyet Shaheen.
Ai tha se një delegacion ishte në Moskë për të marrë pjesë në një takim, duke shënuar qindvjeçarin e marrëdhënieve mes Afganistanit dhe Rusisë. Ai shtoi se nuk ishte planifikuar mbajtja e bisedimeve me përfaqësuesit e qeverisë afgane në saje të takimit.
“Ky takim nuk ka të bëjë me dialogun brenda-afgan, por ka të bëjë me shënimin e 100 vjetorit të marrëdhënieve mes dy shteteve. Ky ishte konteksti. Ky takim ishte vetëm për marrëdhëniet mes dy shteteve, Rusisë dhe Afganistanit, për të diskutuar ngritjet dhe rëniet si dhe për pritjet tona për marrëdhënie të mira me Rusinë në të ardhmen”, tha ai.
I pyetur për bisedimet mes grupit të tij dhe qeverisë së Afganistanit, Shaheen tha se afganët do të uleshin bashkë vetëm pas tërheqjes së forcave të huaja. Ai tha se i takon popullit afgan të vendos se kush do të përfshihet në atë mbledhje. “Ne po bisedojmë me popullin afgan por jo me qeverinë afgane dhe kjo bazohet në politikën tonë pasi shteti është akoma i okupuar. Dhe akoma nuk është shpallur axhenda e tërheqjes së forcave të huaja. Kur të shpallet, atëherë ne do të bisedojmë dhe do të ulemi së bashku me afganët dhe do të vendosim për të ardhmen”, tha ai.
Mohammad Suhail Shaheen gjithashtu shtoi se talebanët shpresojnë në progres në arritjen e paqes në Afganistan.
“Ne shohim progres të caktuar në arritjen e paqes. Ne mund të themi se ne shpresojmë dhe presim që të arrijmë paqe të qëndrueshme në Afganistan. Kjo është arsyeja pse po bisedojmë me amerikanët”.
Zëdhënësi i talebanëve e përshkroi takimin e fundit me bashkëbiseduesit si “të frytshëm”.
Ai tha se takimi i së martës në Moskë ishte një shans për afganët për t’u ulur bashkë dhe për të shkëmbyer pikëpamjet rreth ardhmërisë së Afganistanit në mënyrë që të zgjidhin krizën dhe problemet e Afganistanit.
Më 28 maj, Rusia dhe Afganistani festojnë një shekull të ekzistimit të marrëdhënieve mes dy shteteve. Moska e shfrytëzoi rastin për të organizuar një takim joformal mes palëve të ndryshme afgane me qëllim që të shtyjë para procesin e paqes.
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...