Talebanët sot zunë në pritë dhe vranë katër gjykatës në juglindje të Afganistanit, konfirmoi një zyrtar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Noor Mohammad, guvernatori i qarkut Mohammad Agha në provincën Logar, incidenti ndodhi rreth mesditës në autostradën kryesore që shpie në kryeqytetin Kabul. Ai për AA tha se kryengritësit vranë katër gjykatës të gjykatave të apelit të provincës fqinje Paktia të cilët ishin duke shkuar për në Kabul.
Burime policore konfirmuan se incidenti ndodhi në zonën e tregut të qytetit të vogël të Baqi Abad, më pak se 60 kilometra nga Kabuli.
Kryengritësit talebanë nuk kanë komentuar incidentin. Megjithatë, grupi lëshoi një njoftim duke mohuar përgjegjësinë për vrasjen e një profesori të Universitetit të Kabulit, Aziz Ahmad Panjshiri, në autostradën Kabul-Kunduz në provincën veriore Baghlan një ditë më parë.
Dy vite më parë, grupi terrorist DEASH mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës vetëvrasës në Gjykatën Supreme në Kabul më 17 shkurt të vitit 2017, ku la të vdekur të paktën 22 persona.
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...