Kompania amerikane e taksive, Uber, u urdhërua të paguante 1.1 milion dollarë gruas së verbër, e cila u refuzua nga kompania 14 herë.
Një arbitër i pavarur të enjten urdhëroi Uber t’i paguante 1,1 milion dollarë Lisa Irving, një grua e verbër nga San Francisco në Shtetet e Bashkuara, për shkak të diskriminimit të paligjshëm pasi shoferët e saj refuzuan ta drejtojnë atë në 14 raste, raporton BBC, transmeton portal arbresh.info
Arbitri gjithashtu hodhi poshtë argumentin e Uber se ata nuk janë përgjegjës për diskriminimin e bërë nga shoferët, sepse ata janë vetëm kontraktorë dhe kompania tha që nuk ishte dakord me vendimin.
BBC raporton se Lisa Irving, një banore e San Francisco, e cila është e verbër dhe mbështetet në qenin e saj udhëzues Bernie, ngriti një proces gjyqësor kundër Uber në 2018 pasi asaj iu refuzua udhëtimi.
Një shofer dyshohet se e shkurtoi udhëtimin e saj pasi pretendoi në mënyrë të gabuar se ajo kishte mbërritur në destinacionin e saj, dhe Irving deklaroi se udhëtimet e anuluara gjithashtu çuan që ajo të vonohej në punë, gjë që kontribuoi në pushimin nga puna.
Në një deklaratë të lëshuar për media pas vendimit, një zëdhënës i Uber tha se kompania ishte “krenare” për ndihmën që u dha udhëtarëve të verbër, dhe BBC raporton se kjo nuk është hera e parë që Uber përballet me veprime ligjore kundër të verbërve./arbresh.info/
Azemi: Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga jetesa në errësir...
Gjumi i thellë, Driloni tregon një rast si e kishte sulmuar ...
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, për hetimin për korrupsion
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të preside...
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim