Dy persona u vranë dhe katër u plagosën, përfshirë një fëmijë, kur një taksi u përplas papritmas në një trotuar në qendër të Tokios të shtunën pasdite.
Një grua (73) u vra, ndërsa shoferi i taksisë (64) vdiq në spital, pasi u dërgua në spital në gjendje kritike, shkruan agjencia e lajmeve Kyodo, transmeton portal arbresh.info
Policia tha sot se incidenti mund të ketë ndodhur për shkak të përkeqësimit të papritur të shëndetit të shoferit, pasi butoni i thirrjes së urgjencës ishte aktivizuar në makinën e tij.
Taksi ka përplasur dy persona që po ngisnin një biçikletë – një burrë rreth të dyzetave dhe një vajzë nëntë vjeç, ndërsa më pas ka goditur dy gra tjera.
Edhe pasagjeri në taksi ka pësuar lëndime të rënda./arbresh.info/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...