Google ADS

“Taksi falas për Ramazan”

12:53 | 6 Korrik 2015
Arbresh.info
Xhamia Yardım në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tataristanit, i cili është një rajon me shumicë myslimane në Federatën Ruse, ka filluar fushatën bamirëse të quajtur ”Taksi i Ramazanit” që ka filluar të operojë qysh ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Pjesëmarrësit në shërbimin e taksisë falas do të transportojnë  njerëzit e moshuar dhe me aftësi të kufizuara pas Iftarit, si dhe pas namazit të jacisë dhe teravive nga xhamitë në shtëpitë e tyre, kjo është nisma e parë e këtij lloji në kryeqytetin Kazan, në Tataristan.
Xhamia Yardım gjithashtu shtron  Iftare masive gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme