Reciprocitetin e taksën që po e kundërshton sot SHBA, dy vjet më parë vetë presidenti amerikan e shihte si një mjet për zgjidhjen e deficitit 800 miliardë dollarësh.
Paralajmërimin e kryeministrit të Kosovës për heqjen e tarifës me kushte nuk e ka mirëpritur i dërguari i posaçëm presidencial për Serbinë dhe negociatat për paqen në Kosovë, Richard Grenell.
Madje ai ka thënë se Kurti është duke bërë një gabim serioz, shkruan portali arbresh.info.
“Ne nuk e mbështesim gjysmën masën e kryeministrit Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të bien plotësisht. Z. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo u bë e qartë për Presidentin Thaçi në Shtëpinë e Bardhë sot”, shkroi Grenell.
Por më 2018 presidenti Donald Trump kishte paralajmëruar taksë reciproke si masë të duhur për të mbrojtur vendin e tij nga deficiti tregtar.
“Kur një vend takson produktet tona të themi, 50 për qind dhe ne i vendosim produktit të njëjtë taksën ZERO, jo e drejtë apo e mençur. Ne së shpejti do të nisim Taksa Reciproke që të kërkojmë të njëjtën si ata neve. 800 miliardë dollarë deficit tregtar nuk kanë zgjidhje tjetër”, thuhet në postimin e 2 marsit të vitit 2018.
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Albin Kurti njoftoi se taksa prej 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake do të hiqet vetëm për lëndën e parë që importohet nga ky shtet.
Po ashtu Kurti tha se nëse pala serbe e ndalë fushatën e ç’njohjeve, atëherë taksa do të hiqet komplet nga 1 prilli në afat prej 90 ditësh.
Në qoftë se kushtet nuk zbatohen nga Serbia atëherë do vendoset reciprociteti si dhe edhe taksa do të rikthehet./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje