Takimi Ukrainë-Rusi përmes fotove

14:55 | 28 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Takimi në mes të Ukrainës dhe Rusisë i cili po mbahet në Bjellorusi, raportohet që mediat nuk kanë arritur të jenë pjesë e takimit, por janë lejuar vetëm të marrin pamje, shkruan arbresh.info.

Në ditën e 5-të të sulmeve ruse që nisën më 24 shkurt, e gjithë vëmendja botërore është kthyer nga negociatat mes delegacioneve ruse dhe ukrainase.

Agjenda e takimit ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase në kufirin Ukrainë-Bjellorusi është përfundimi i sulmeve ruse dhe një armëpushim emergjent.

Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” citoi një negociator rus të ketë thënë se vendi i tij është i gatshëm të arrijë një marrëveshje me Ukrainën sa më shpejt të jetë e mundur.

“Çdo marrëveshje do të jetë në interesin e të dyja palëve”, ka theksuar ai, gjithnjë sipas agjencisë ruse.

Ukraina kërkon një armëpushim dhe largimin e menjëhershëm të trupave ruse nga territori i saj.

“Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus në një qytet në bregun e lumit Pripjat, në kufirin midis Ukrainës dhe Bjellorusisë, pa parakushte”, tha Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një deklarate nga rrjetet sociale./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme