“Putin dhe Trump mund të mbajnë bisedime në këmbë për të përcaktuar se kur do të takohen në një format të plotë”, tha Peskov.
Kremlini tha se takimi midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, që u paralajmërua se mund të zhvillohet më 11 nëntor në Paris, “tani nuk ka gjasa të ndodhë”.
“Një takim substancial nuk ka gjasa të ndodhë në Paris”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov, disa orë pasi Trump tha se “ndoshta” nuk do të takohet me Putinin në Paris.
Peskov, megjithatë, tha se Trump dhe Putin “mund të bisedojnë në këmbë” në margjina të konferencave për 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
“Putin dhe Trump mund të mbajnë bisedime në këmbë për të përcaktuar se kur do të takohen në një format të plotë”, tha Peskov.
Trump dhe Putin u takuan për herë të fundit në muajin korrik, në Helsinki.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...