Takimi për Rusinë, Putin kundër Erdoganit për armëpushimin

23:29 | 7 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Presidenti rus Vladimir Putin ka kundërshtuar sot propozimin e homologut të tij turk, Rexhep Taip Erdogan për t’i dhënë fund luftimeve në Siri. Një propozim i tillë nënkupton që Rusia të ndërpresë operacionet ushtarake në Siri.

Mirëpo, kjo është kundërshtuar nga Putin, i cili deklaroi se Rusia do të vazhdojë luftën kundër “terroristëve” në provincën Idlib.

“Ne e konsiderojmë këtë të papranueshme, kur me pretekstin e mbrojtjes së popullsisë civile, ata duan që të mos sulmohen terroristët, si dhe të shkaktojnë dëme ndaj trupave qeveritare siriane”, deklaroi presidenti rus Putin.

Presidentët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit janë takuar për të diskutuar rreth Sirisë, tri herë në më pak se një vit.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania kanë paralajmëruar se ato do të veprojnë nëse Assad do përdorë armë kimike në sulmin e tij në Idlib, ashtu siç dyshohet të ketë bërë në betejat për të fituar kontrollin e pjesëve tjera të shtetit./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme