Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania shpresojnë të nënshkruajnë një traktat të ri dypalësh deri në fillim të vitit të ardhshëm”, sipas një deklarate të përbashkët, e lëshuar pas takimit për “thellimin dhe zgjerimin” e marrëdhënieve mes kryeministri britanik, Keir Starmer dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Starmer tha se planet janë pjesë e një “rivendosjeje” më të gjerë të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, por megjithatë traktati nuk do të thotë “kthim i Brexit” ose rihyrje në tregun e përbashkët, tha kryeministri.
Traktati do të përmbajë një plan të përbashkët veprimi për të trajtuar migracionin e paligjshëm, por kryeministri theksoi se nuk do të ketë një skemë të lëvizshmërisë së të me BE-në dhe se nuk do ta kthejë Mbretërinë e Bashkuar në tregun e përbashkët të bllokut. Ai e përshkroi atë si një “shans për njerëzit që punojnë në Britani dhe Gjermani”.
“Një marrëveshje e re, një dëshmi e thellësisë së një potenciali të marrëdhënies sonë. Me lidhje më të thella mbi shkencën, teknologjinë, zhvillimin, njerëzit, biznesin dhe kulturën. Një nxitje për marrëdhëniet tona tregtare. Gjermania, sigurisht tashmë partneri i dytë më i madh tregtar i Mbretërisë së Bashkuar në botë, dhe përmes kësaj jepet një shans për të krijuar vende pune këtu dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe për të ofruar mallrat më të çmuara për të dy vendet tona”, tha ai.
Si Starmer ashtu edhe Scholz riafirmuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën “për aq kohë sa duhet” dhe “nevojën për de-përshkallëzimin” në të gjithë Lindjen e Mesme./BBC/
/rtsh/
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...
Elon Musk kritika gjykatësve italianë për çështjen emigrantë...