Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka mbrojtur djalin e tij, Donald Jr Trump, në lidhje me takimin e tij me avokatën ruse gjatë fushatës së tij presidenciale.
Ai e ka cilësuar djalin e tij si “të hapur, transparent dhe të pafajshëm”, transmeton portali arbresh.info
Donald Trump, si zakonisht edhe kësaj rradhe ka komentuar përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter, disa orë pas intervistës së Donald Jr Trump për Fox News në lidhje me takimin me avokatën ruse, ku pretendohet se ai ka dhënë informacione në lidhje me Hillary Clinton.
Djali i Presidentit ka mohuar të gjitha akuzat, duke thënë se takimi nuk ishte ‘sikur po flitet’.
Megjithatë, ai ka pranuar se ai duhet ta kishte trajtuar ndryshe këtë takim.
Djali i presidentit amerikan, Donald Trump, ka publikuar disa “e-mail”-e që dëshmojnë se atij i ishin ofruar informacione të ndjeshme për Hillary Clintonin nga një shtetas rus.
“E-mail”-et që Trump Jr. i publikoi në rrjetin social “Tëitter” thonë se, kryeprokurori i Rusisë ishte ofruar t’i jepte ekipit të fushatës së Trumpit disa dokumente e informacione zyrtare, që do të inkriminonin atëherë kandidaten Hillary Clinton./Arbresh.info
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje