Google ADS

Takimi historik i Nancy Pelosit me Volodymyr Zelensky përmes fotografive

14:35 | 1 Maj 2022
S D

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi mbërriti me një delegacion të Kongresit për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev, Ukrainë më 30 prill.

Pelosi, e dyta në radhën e presidencës pas zëvendës presidentit, bëhet zyrtarja më e lartë i Shteteve të Bashkuara që viziton Ukrainën që nga shpërthimi i luftës më shumë se dy muaj më pare, raporton CNN.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i dha Nancy Pelosit disa shenja simbolike në udhëtimin e saj në Kiev të shtunën, duke falënderuar Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës.

Urdhri që mban emrin e saj u jepet grave që kanë arritur sukses të rëndësishëm në politikë dhe shoqëri — personifikimi në Ukrainë i forcës femërore.

Ai gjithashtu i dha Pelosit një flamur ukrainas që ai dhe deputetet femra, përfshirë ato me të cilat ajo u takua në Kapitolin e SHBA së fundmi, e kishin nënshkruar, sipas zëdhënësit të Pelosit, Drew Hammill.

Ja një përzgjedhje e imazheve nga takimi historik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme