Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se kishte folur me homologun rus për rimëkëmbjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe se kjo çështje është me interes reciprok për Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë.
“Patëm një mundësi për të krahasuar shënimet se ku jemi dhe çfarë shpresojmë të arrijmë”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Paris.
Pas diskutimit, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se bisedimet për rikthimin tek marrëveshja “duhet të rifillojnë sa më shpejt të jetë e mundur”. Komuniteti botëror dëshiron që Uashingtoni të “kthehet tek detyrimet e marrëveshjes bërthamore” dhe të ndalojë “kufizimet e paligjshme ndaj Iranit dhe të gjithë partnerëve të tij tregtarë”, tha ai.
Pas takimit me kryediplomatin rus Sergey Lavrov në Moskë, Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian tha të mërkurën se, “ Tani jemi duke përfunduar konsultimet për këtë çështje dhe së shpejti do të rifillojmë negociatat në Vjenë”.
Presidenti Joe Biden ka treguar gatishmërinë për të hyrë përsëri në marrëveshje, por Blinken tha javën e shkuar se nuk ishte kohë e mjaftueshme për të shqyrtuar detaje me Iranin.
Marrëveshja e vitit 2015 midis Iranit, Gjermanisë, Kinës, Francës, Rusisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, e njohur shkurtimisht siJCPOA, i siguroi Iranit lehtësime nga sanksionet në këmbim të kufizimeve të programit të tij bërthamor.
Por në vitin 2018, Presidenti Donald Trump e tërhoqi Uashingtoninnga marrëveshja dhe filloi të vendosë sanksione ndaj Iranit në mënyrë të njëanshme, pasi e kritikoi marrëveshjen se nuk bënte aq sa duhej për tëndaluar sjelljen e papranueshme të Teheranit.Një vit më pas Irani u kundërpërgjigj duke tejkaluar kufizimet bërthamore të rëna dakord në marrëveshjen e vitit 2015./VOA
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...