Bashkimi Evropian nuk pranon që të japë detaje dhe as të konfirmojë nëse ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak do të zhvillojë një vizitë në Serbi gjatë të enjtes.
“No koment” u përgjigj zëdhënësi Peter Stano ndaj pyetjes nëse konfirmon një takim mes presidentit serb dhe Lajcakut në Beograd.
“Për deklaratat e presidentit të Serbisë, nuk më takon mua që të komentoj se çfarë zbulon ai për takimet që planifikon të zhvillojë. Ne nuk do të komentojmë as për agjendën e punës të përfaqësuesit special të BE-së. Ai udhëton vazhdimisht në rajon, brenda BE-së dhe ndërkombtarisht për të bërë punën e tij. Kjo është pjesë e mandatit të tij si përfaqësues special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd. Sigurisht që pjesë e punës së tij dhe e mandatit është që të shkojë rregullisht, në Beograd dhe Prishtinë, për të mbajtur takime me bashkëbisedues të tij. Sa i përket pyetjes tjetër, sigurisht që ne nuk do të komentoj deklarata të veçuara. Partnerët tanë e vlerësojnë situatën siç e shohin të përshtatshme. Mund të them në përgjithësi se kur vjen puna për Kosovën dhe sjelljen e administratës aktuale në Prishtinë, pikëpamjet tona me ato të partnerëve amerikanë përputhen thuajse 100 për qind”, tha Peter Stano, Zëdhënës i BE./A2CNN
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?