Google ADS

Tajvani thotë se tre balona kineze fluturuan mbi ishull

10:03 | 3 Janar 2024
E.K

Tre balona kineze fluturuan mbi ishullin e Tajvanit të martën, tha ministria tajvaneze e mbrojtjes, hera e parë që raporton se balonat kaluan ishullin që nga njoftimet për një valë balonash që fluturonin mbi ngushticën e Tajvanit në fillim të muajit të kaluar.

Mundësia që Kina po i përdor balonat për qëllime spiunazhi u bë një çështje globale në shkurt të vitit 2023, kur Shtetet e Bashkuara rrëzuan atë që thanë se ishte një balonë kineze vëzhgimi. Kina tha se balona ishte një mjet civil që doli nga trajektorja në mënyrë aksidentale.

Tajvani është në gatishmëri të lartë si rezultat i aktiviteteve ushtarake dhe politike të Kinës, përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 13 janarit. Kina pretendon se ishulli është territor i saj.

Që nga muaji i kaluar, Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit ka raportuar disa raste të balonave kineze që fluturonin mbi ngushticën e Tajvanit, që më pas kaluan hapësirën ajrore në veri të ishullit përpara se të zhdukeshin.

Të mërkurën, në përditësimin për aktivitetet ushtarake kineze gjatë 24 orëve të fundit, ministria tajvaneze tha se kishte zbuluar katër balona që fluturonin mbi ngushticë, tre prej të cilave fluturuan mbi qendrën e ishullit.

Tajvani dha koordinatat e fluturimit balonave duke theksuar se ato kaluan mbi një bazë ajrore./voa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme