Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen thotë se Tajvani nuk do t’i nënshtrohet presionit nga Kina dhe do të vazhdojë mënyrën e saj demokratike të jetës, ndërsa tensionet mbi ishullin vazhdojnë.
“Sa më shumë arrijmë, aq më i madh është presioni me të cilin përballemi nga Kina”, tha ajo, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Fjalimi i saj në Ditën Kombëtare të Tajvanit erdhi pasi Presidenti i Kinës Xi Jinping u zotua të “përmbushë ribashkimin”.
Tajvani e konsideron veten shtet sovran, ndërsa Kina e shikon atë si një provincë të shkëputur.
Pekini nuk ka përjashtuar edhe përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin.
Kina ka dërguar një numër rekord avionësh ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit ditët e fundit. Disa analistë thanë se fluturimet mund të shihen si një paralajmërim për presidenten e Tajvanit.
Presidentja e Tajvanit tha “se vendi qëndron në vijën e parë të mbrojtjes së demokracisë”.
Ishulli nuk mund të detyrohet të marrë “rrugën që Kina na ka vendosur”, për të cilën ajo tha se nuk ofron liri, demokraci apo sovranitet.
Fluturimet ushtarake të Kinës në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit kishin ndikuar seriozisht në sigurinë kombëtare dhe sigurinë e aviacionit, tha ajo, dhe situata ishte “më komplekse dhe fluide se në çdo pikë tjetër në 72 vitet e fundit”.
Presidenti i Kinës Xi tha se bashkimi duhet të arrihet në mënyrë paqësore, por paralajmëroi se populli kinez ka një “traditë të lavdishme” të kundërshtimit të separatizmit./arbresh.info/
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...