Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit i ka kërkuar Kinës që të ndalojë “veprimet shkatërruese, të njëanshme” pasi raportoi një rritje të aktiviteteve ushtarake kineze pranë ishullit, duke paralajmëruar se një sjellje e tillë mund të çojë në një rritje të tensioneve.
Kina, e cila e sheh Tajvanin si territorin e saj, vitet e fundit ka kryer rregullisht stërvitje ushtarake rreth ishullit, ndërsa kërkon të ushtrojë pretendimet e saj për sovranitet dhe të bëjë presion mbi Taipein.
Ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se që nga e diela kishte pikasur 103 avionë ushtarakë kinezë mbi det, një numër që ajo e quajti “më të lartë të kohëve të fundit”.
Ministria e quajti veprimin ushtarak kinez “ngacmim” që paralajmëroi se mund të përshkallëzohej në atmosferën aktuale të tensionuar.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Pekinit të mbajnë përgjegjësi dhe të ndalojnë menjëherë aktivitete të tilla shkatërruese ushtarake”, thuhet në një deklaratë./abcnews.al
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare