Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit njoftoi se rreth ishullit janë parë 24 avionë luftarakë dhe 6 luftanije që i përkasin Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ministrisë thuhet se që nga ora 17:00 me orën lokale, 10 prej avionëve të parë rreth ishullit fluturuan në lindje të linjave ajrore dhe detare, të cilat konsiderohen se kufizojnë zonat e ndikimit të palëve.
Në deklaratë thuhet se mjetet ajrore dhe detare janë gjurmuar me pajisje elektronike gjurmuese, avionë patrullimi, anije dhe sisteme raketore.
Kina mbajti stërvitje ushtarake rreth ishullit pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan më 2 dhe 3 gusht. Stërvitjet e kryera në 6 rajone krijuan një bllokadë “de fakto” rreth ishullit.
Ushtria kineze njoftoi përfundimin e stërvitjeve më 10 gusht, por deklaroi se aktiviteti i patrullimit ushtarak në ngushticën e Tajvanit do të vazhdojë.
Nancy Pelosi u bë kryetarja e parë e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së që vizitoi ishullin pas 25 vitesh, i cili është në një konflikt sovraniteti me Kinën. Më herët në vitin 1997, Newt Gingrich vizitoi Tajvanin gjatë këtij misioni.
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë