Tajvani nuk ka raportuar asnjë rast lokal të koronavirusit të ri (COVID-19) për më shumë se dy muaj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konference për media në kryeqytetin Taipei, Ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Tajvanit, Chen Shih-chung, tha se nuk është raportuar asnjë infeksion lokal gjatë 66 ditëve të fundit.
Megjithatë, Tajvan News njofton se ka pasur një fluks të rasteve të koronavirusit që vijnë nga jashtë shtetit.
Dy raste me COVID-19 u raportuan pasi dy persona nga Bangladeshi u kthyen në Taipei të hënën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 445.
Tajvani ka realizuar 74.699 teste të koronavirusit që nga fillimi i përhapjes së virusit.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara, 354 ishin raste të importuara, 55 ishin lokalë, dhe 36 vinin nga “Flota e Mirësisë” së marinës.
Gjithsej 7 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 434 janë shëruar dhe 4 të tjerë janë duke u trajtuar.
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen