Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1

18:01 | 10 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Tajvani është goditur me një tërmet të fuqishëm gjatë ditës së sotme.

Një tërmet i fortë me një madhësi prej 6.1 të shkallës Rihter goditi rajonin e Tajvanit.

Kështu së paku ka njoftuar Qendra Gjermane e Kërkimit për Gjeologji, e cila nuk ka dhënë shumë detaje.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 67 kilometrash, raporton dailymail.

Tani për tani, nuk ka asnjë informacion në lidhje me viktimat e mundshme ose dëmet materiale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme