Më shumë se 30.000 shtëpi në Tajvan kanë mbetur pa energji elektrike pasi tajfuni Haikui goditi pjesën jugore dhe lindore të ishullit.
Si pasojë e stuhisë u mbyllën shkollat dhe bizneset, ndërkaq u anuluan pothuajse të gjitha fluturimet.
Ky ishte tajfuni i parë që goditi drejtpërdrejt Tajvanin në katër vjet. Haiku goditi pjesën malore të ishullit një juglindje, para se të nisej të dielën drejt jugut.
Stuhia la pa energji elektrike mbi 240.000 amvisëri, por autoritetet thanë të hënën se mbi 34.000 shtëpi vazhdojnë të mos kenë rrymë, shumica e të cilave gjenden në qarkun lindor të Taitungut.
Shkollat u mbyllën në jug, lindje dhe në Tajvanin qendror, teksa kryeqyteti, Taipei, u godit nga reshje shiu dhe erëra.
Strong winds strom due to the Typhoon Haikui in the Taitung County of Taiwan 🇹🇼 (03.09.2023)
TELEGRAM JOIN 👉 https://t.co/9cTkji5aZq pic.twitter.com/GuoP4syQTk
— Disaster News (@Top_Disaster) September 4, 2023
Autoritetet raportuan se pesë persona janë lënduar nga tajfuni, ndërkaq ende nuk është konfirmuar nëse një person i vdekur, që u gjet buzë një rruge në Taitung, vdiq si pasojë e stuhisë.
Tajvani po ashtu anuloi 208 fluturime brenda vendit dhe autoritetet lejuan vetëm disa fluturime të zhvilloheshin. Ndërkaq, 23 fluturime ndërkombëtare u anuluan, tha Administrata e Aeronautikës Civile.
Haikui është më i dobët se tajfuni Saola, që goditi Hong Kongun dhe jugun e Kinës të shtunën.
BLOWN AWAY: Fierce winds blew a car backwards in Taiwan on Sunday as Typhoon Haikui pummelled the island. https://t.co/bA4iYuRBEh pic.twitter.com/17imy3r27y
— ABC News (@ABC) September 4, 2023
Më 4 shtator, Haikui ka lëvizur në Ngushticën e Tajvanit dhe është nisur drejt Kinës, thanë autoritetet tajvaneze.
Stuhia ende do të vazhdojë të sjellë të reshura të dendura shiu në ishull deri në mesin e javës.
Agjencia kombëtare e motit në Kinë ka paralajmëruar për erëra të fuqishme dhe valë të mëdha deti në provincat bregdetare të Fujianit dhe Guangdongut dhe u ka bërë thirrje anijeve që të marrin masa mbrojtëse. /rel
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...