Tajvani dhuron 6 milionë dollarë për pesë qytete të Ukrainës

16:40 | 31 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Tajvani njoftoi se do të dhurojë 6 milionë dollarë për pesë qytetet ukrainase të prekura nga pushtimi rus, përfshirë Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, si shenjë mbështetjeje për të ndihmuar në rindërtimin e shkollave dhe infrastrukturës civile, sipas një deklarate nga ministria e Jashtme e Tajvanit.

Në një telefonatë me kryetarin e bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov, Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu tha se Taipei do të dhurojë 2 milionë dollarë për Kharkivin dhe 500,000 dollarë shtesë për katër qytetet si Chernihiv, Mykolaiv, Sumy dhe Zaporizhzhia.

“Populli i Tajvanit përkrah popullin e Ukrainës, pasi ne jemi përballur prej kohësh me kërcënimet nga Kina,” tha ministri tajvanez.

“Ne shpresojmë se ndihma jonë në rindërtimin e infrastrukturës civile të shkatërruar rëndë mund të lehtësojë ndikimin e shkaktuar te populli ukrainas nga lufta.”

Telefonata me kryebashkiakun e Kharkiv-it pason një telefonatë me kryebashkiakun e Kievit Vitali Klitschko në prill, ku Taipei njoftoi një donacion prej 8.8 milionë dollarësh për Ukrainën.

Tajvani nuk ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me Ukrainën.

Të premten e kaluar, ministria e jashtme e Tajvanit tha se kishte përfunduar transportin e 582 tonëve ndihma dhe furnizime për popullin ukrainas./abcnews.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme