Evakuimi i 12 fëmijëve futbollistë dhe trajnerit të tyre të cilët u gjetën në një shpellë në provincën Chiang Rai në veri të Tajlandës nëntë ditë pasi ishin zhdukur teksa po vizitonin shpellën si ekip, varet nga gjendja e tyre shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i provincës Chiang Rai, Narongsak Osatanakorn, në një konferencë për media tha se për evakuim do t’i japin përparësi atyre që janë plotësisht të gatshëm.
“Nuk duam që të marrim ndonjë rrezik. Prioritet është përmirësimi i gjendjes shëndetësore të atyre që kanë mbetur të bllokuar. Personat që janë të gatshëm 100 për qind do të evakuohen së pari. I gjithë grupi mund të mos evakuohet në të njëjtën kohë”, tha ai.
Narongsak tha se po vlerësohen të gjitha planet, përfshirë edhe atë të evakuimit të grupit nëpërmjet zhytjes.
Siç njoftohet, madje edhe zhytësve profesionistë u janë dashur disa orë për të arritur te pika ku gjendet grupi për shkak të galerive të ngushta të ngelura nën ujërat e vërshimeve, ndërsa për evakumin e fëmijëve në këtë mënyrë do të nevojitet përgatitje serioze.
Ndërkaq, alternativa e pritjes së rënies së nivelit të ujit është konsideruar jopraktike, pasi në dy muajt e ardhshëm rajoni pritet të përfshihet nga sezoni i shirave muson.
Teksa janë duke u bërë përpjekje për uljen e nivelit të ujit përmes pompave të drenazhit, vazhdimi i reshjeve e ka vështirësuar këtë metodë.
Ekipet e shpëtimit janë duke bërë edhe kërkime për gjetjen e zbrazëtirave të ajrit përmes të cilave do të mund të sigurohej dalje alternative nga shpella.
Ndryshe, 12 fëmijët nga mosha 11 deri në 16 vjeç dhe trajneri i tyre 25 vjeçar ishin zhdukur gjatë shëtitjes në shpellën Tham Luang Nang Non më 23 qershor dhe u gjetën të gjallë pas nëntë ditëve kërkim nga ekipet e shpëtimit.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike