Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e helmimit në një hotel në Bangkok të Tajlandës.
Ngjarja ka të bëjë me çështje private dhe jo me sigurinë kombëtare, ka thënë kryeministri i Tajlandës.
Gjashtë persona kanë vdekur në një hotel në Bangkok si pasojë e helmimit me cianid. Viktimat kanë pirë nga filxhanët e kontaminuar me këtë helm.
Policia beson se një nga viktimat qëndron prapa aksionit të helmimit dhe dyshohet se ishte i shtyrë nga borxhet.
Viktimat ishin gjetur të vdekur të martën nga mirëmbajtëset në hotelin Grand Hyatt Erawan në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok.
Sipas autoriteteve, dy nga gjashtë viktimat kishin huazuar dhjetëra miliona baht (monedha locale) një tjetri nga viktimat me qëllime investimi. Dhjetë milionë bahti janë të barabarta afërsisht me 280 mijë dollarë amerikan.
Kryeministri i Tajlandës, Srettha Thavisin, të martën e ka vizituar hotelin dhe ka urdhëruar hetime urgjente rreth rastit, duke e theksuar se ngjarja kishte të bënte me çështje private që nuk ka lidhje me sigurinë kombëtare./rtk
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...