Kreu i policisë së imigracionit në Tajlandë është shprehur se adoleshentja saudite që u largua nga familja e saj gjatë fundjavës nuk do debërtohet në vendin e saj.
Rahaf Mohammed al-Qunun u largua nga familja sepse kishte frikë për jetën e saj.
Dhe zyrtarët tajlandezë të emigracionit u përpoqën ta kthenin 18 vjeçaren në shtëpinë e saj, në Kuvajt.
Surachate Hakparn u shpreh se ‘vendi do të përpiqej ta mbronte sa më mirë që të munden’.
“Ajo tani është nën sovranitetin e Tajlandës, askush dhe asnjë ambasadë nuk mund ta detyrojë atë të shkojë në në ndonjë vend,”-tha ai. “Ne do të flasim me të dhe do të bëjmë gjithçka që ajo kërkon. Meqenëse u arratis nga problemet e saj për të kërkuar ndihmën tonë, ne nuk do të dërgojmë drejt vdekjes.”
Vajza saudite refuzoi të hipte në avion të hënën (7 janar) dhe u mbyll në dhomën e saj të hotelit në aeroportin e Bangkok.
Rahaf tha se familja e saj do ta vriste nëse do të kthehej në shtëpi.
“Vëllezërit, familja ime dhe ambasada e Arabisë Saudite po më presin në Kuvajt,”- tha ajo për Reuters.
“Jeta ime është në rrezik. Familja ime më kërcënon se do më vrasë edhe për gjërat më të parëndësishme.”
Adoleshentja udhëtoi në Tajlandë për të marrë një fluturim drejt Australisë, ku shpresonte të merrte azil.
18-vjeçarja u shpreh se nuk do të largohej nga dhoma e hotelit derisa të lejohet të takohet me agjencinë e OKB-së për refugjatët.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...