Google ADS

Tajfuni Lan merr jetët e dy personave në Japoni

18:19 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Një tajfun i fuqishëm ka shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje dheu përgjatë bregut të Paqësorit të Japonisë, duke marrë jetët e së paku dy personave, raporton AP.

Tajfuni Lan arriti në Japoninë qendrore në orët e mëngjesit, dhe kaloi përmes Tokios para se të drejtohej për nga deti disa orë më vonë, transmeton portali arbresh.info

tajfuni

Shirat e rënda përmbytën lagje në prefekturën Wakayama, në jug të Osakës. Televizioni japonez NHK njoftoi se një njeri 82-vjeçar u gjet i pavetëdijshëm në mëngjes, pasi një rrëshqitës goditi shtëpinë e tij brenda natës në qytetin e Kinokawa Wakayama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme