Tajfuni i fuqishëm Jebi ka goditur bregun perëndimor të Japonisë, me erëra të forta deri në 135 mph.
Kjo është stuhia më e keqe në këtë vend prej 25 vitesh, transmeton portali arbresh.info.
Pamjet dramatike të publikuara tregojnë çatinë e stacionit të trenit në Kyoto duke u shembur, gjë që ka frikësuar pasagjerët që ndodheshin nën të.
Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, e cila ka cituar Agjencinë Japoneze të Meteorologjisë, qindra fluturime dhe udhëtime hekurudhore janë anuluar si pasojë e reshjeve dhe erërave të forta të shkaktuara nga tajfuni.
Një anije që është ankoruar në gjirin e Osakas është përplasur me një urë që lidh qytetin Izumisano dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Kansait të ndërtuar mbi një ishull artificial. 11 pjesëtarët e ekuipazhit shpëtuan pa marrë lëndime.
Ndërkaq, ujërat kanë vërshuar pistën e aeroportit dhe katin përdhes të terminalit.
Siç bëhet e ditur, shpejtësia e tajfunit Jebi ka arritur deri në 216 kilometra në orë./arbresh.info/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj