Mbretëria e Bashkuar do të fillojë muajin e ardhshëm me prezantimin e pilulës Pfizer (PFE.N) kundër COVID-19 për grupet e cenueshme të njerëzve.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se trajtimi antiviral i Pfizer, Paxlovid, një kombinim i pilulës së Pfizer me ritonavirin më të vjetër antiviral, do të jetë në dispozicion për mijëra njerëz nga 10 shkurti.
“Lajmi fantastik është se ky trajtim i ri, ilaçi më i fundit i teknologjisë së fundit që NHS po prezanton përmes njësive të reja të ofrimit të ilaçeve anti COVID-19, tani do të jetë i disponueshëm për të ndihmuar ata që janë më të rrezikuar”, tha Drejtori Mjekësor i Shërbimit Shëndetësor, Stephen Powis.
Studimet kanë treguar se përdorimi i pilulës mund të zvogëlojë shtrimin në spital dhe rrezikun e vdekjes me 88 për qind, raporton euronews.
Britania ka porositur 2.75 milionë Paxlovid dhe qeveria ka thënë se së shpejti do të japë detaje shtesë rreth trajtimit, por që njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, pacientët me kancer ose ata me sindromën Down mund të kenë qasje më të shpejtë në pilulën.
Ndryshe, ky është ilaçi i dytë antiviral që prezantohet në Britani pas molnupiravirit, një pilulë e prodhuar nga Merck (MRK.N) dhe Ridgeback Biotherapeutics, e aplikuar për pacientët përmes provës Panoramic. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...