Ukraina ka filluar të përshtatë dronët industrialë për t’i përdorur për operacione zbulimi në fushëbetejë.
Një njësi speciale e zbulimit ushtarak drejton dronët ‘Matrice 300’, të cilët janë shndërruar në sytë e forcave ukrainase, duke pikasur pozicionet ruse në distanca të mëdha.
Mes luftimesh që vazhdojnë në Ukrainë të dhënat e zbulimit të marra nëpërmjet dronëve janë bërë një mjet i rëndësishëm në front.
Njësia speciale e zbulimit ukrainas “Ochi”, ose “Sytë”, dërgon dronët mes bimësisë së dendur në Ukrainën lindore, për të vëzhguar pozicionet ruse deri në pothuajse 20 kilometra përgjatë frontit.
Ushtari me pseudonimin Maryak, ose “Marinari”, drejton dronin ‘Matrice 300 RTK’, një tip droni që është përdorur gjerësisht për të studiuar pozicionet në rajonin e pushtuar të Luhanskut.
Pranë tij gjendet ushtari me pseudonimin Sokol, ose “Fajkoi”, i cili mbledh pamjet e siguruara nga dronët të përqendruara kryesisht mbi pozicionet, autoblindat dhe forcat e këmbësorisë ruse.
“Këta janë sy të vërtetë. Nuk është mirë kur fushëpamja është e dobët pra kur ushtria praktikisht nuk ka ‘sy’, thotë Sokoli.
Forcat ukrainase kanë përshtatur kapacitetet e dronëve për të monitoruar lëvizjet e forcave ruse dhe madje edhe për të goditur pozicionet e tyre.
Njësia po e drejton dronin ‘Matrice 300’ mbi pozicionet e forcave ruse duke pikasur një autoblindë transporti.
“Kështu duket kalimi i mjeteve të këmbësorisë. Kjo autoblindë po transporton këmbësorinë drejt pozicioneve të reja”, thotë Sokoli.
Këta dronë mund të shohin më larg se modelet tradicionalë ‘Maverick’, por operatorët përballen me sfida në drejtimin e tyre.
Shpesh u duhet të presin gjatë derisa të qetësohet moti. Madje edhe ditët e verës mund të përbëjnë problem për shkak të ndriçimit të fortë të diellit në mëngjes.
Përdorimi i dronëve për zbulim dhe për të sulmuar, i jep Ukrainës mundësinë të godasë pozicione të këmbësorisë pa harxhuar predhat e kushtueshme të artilerisë, si dhe pa rrezikuar jetët e ushtarëve ukrainas.
Por edhe Rusia ka dronët e saj që po i përdor kundër forcave ukrainase./voa
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve