Turqia e ka bërë të qartë se qëllimi i saj nuk është të bllokojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, ka thënë të dielën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Gjatë një konference për shtyp, ai shprehu besimin se NATO do të jetë në gjendje të adresojë shqetësimet e Turqisë dhe se procesi i anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO është “më i shpejtë nga sa kemi parë më parë”, përcjell Telegrafi.
Të premten, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se nuk po e shikon “pozitivisht” anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke i akuzuar të dyja vendet për strehimin e “organizatave terroriste kurde”.
“Për fat të keq, vendet skandinave janë si bujtina të organizatave terroriste. PKK dhe DHKPC janë strehuar në Suedi dhe Holandë. Ato kanë zënë vend edhe në parlamentet e tyre. Në këtë fazë, nuk është e mundur që ne ta shohim këtë pozitivisht”, kishte thënë Erdogan.
Pas kësaj, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha: “Kam besim se do të jemi në gjendje të adresojmë shqetësimet që ka shprehur Turqia në një mënyrë që nuk vonon anëtarësimin apo procesin e anëtarësimit, kështu që synimi im është ende të kemi një proces i shpejtë”.
Procesi i ratifikimit do të marrë kohë, pasi është standard kur kalon nëpër 30 parlamente, shtoi ai, por theksoi nevojën për të ecur më shpejt.
“Kjo është një mundësi historike që duhet ta shfrytëzojmë”, ka vlerësuar Stoltenberg.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...