Edhe pse pasagjerët janë të kënaqur me eksperiencën në bord me aeroplanët e “Swiss”, nuk ishte e mjaftueshme që kjo kompani ajrore të renditet e para në botë, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, “Swiss” është në krye të linjave ajrore më të mira në Evropë.
Në renditjen e tanishme të gazetës “Handelszeitung”, “Swiss” renditet kështu në pozitën me numër shtatë në mbarë botën, madje përpara kompanisë mëmë “Lufthansa”.
Disa të anketuar ankohen për sistemin e zbavitjes: ekranet në prekje prej 11 inç janë interesant, por ata nuk funksionojnë në bord. Dhe, vetëm reklama transmetojnë.
Në renditjen e linjave ajrore, aeroplanët në klasin e biznesit A340 dhe Boeing 777 nuk janë shumë të rehatshëm.
Me përvojën në bord në aeroplanët e “Swiss”, të anketuarit janë të kënaqur. Ekuipazhi ishte në gjendje të plotësonte kërkesat e pasagjerëve në bord. Dhe, gjithashtu me mikpritjen, koncepti “Taste of Switzerland” del të bazohet në menytë e kuzhinierëve të mirënjohur zviceranë./albinfo.ch/
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...