Google ADS

Suu Kyi viziton rajonin e trazuar të Rakhine

08:43 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Udhëheqësja de facto e Mianmarit Aung San Suu Kyi ka arritur në Rakhine për herë të parë që shpërthimi i dhunës në fund të gushtit.

Ajo po viziton kryeqytetin e rajonit Sittwe dhe qytete të tjera gjatë udhëtimit të paparalajmëruar njëditor, transmeton portali arbresh.info

mianmar-1040594

Ajo është kritikuar nga bota për mos ndalim të ushtrisë në persekutimin e myslimanëve Rohingya, pas daljes në sipërfaqe të akuzave për spastrim etnik.

Rreth 600 mijë rohingya kanë ikur në Bangladesh që nga 25 gushti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme