Presidenti francez, Emmanuel Macron aktualisht është duke analizuar rezultatet e fundit të zgjedhjeve dhe do të presë që tabloja e plotë të shfaqet në parlament përpara se të marrë vendimet e nevojshme të ardhshme, tha Presidenca franceze në një deklaratë të dielën.
“Presidenti, si garantues i institucioneve tona, do të respektojë zgjedhjen e popullit francez”, thuhet në deklaratë, shkruan BBC transmeton Arbresh.info.
Gjithashtu se Macron nuk pritet të flasë sonte, por kryeministri i tij Gabriel Attal.
Lexo edhe:
Koalicioni majtist prin befas në zgjedhjet në Francë, partia e Macron e dyta, Le Pen e fundit