Një djalë katër-vjeçar ka mësuar të lundrojë mbi valë pa ndihmën e askujt, me ‘surfboard-in’ e tij. Ai ka habitur prindërit duke qëndruar vetë mbi valë që pak pas moshës dy-vjeçare.
Joao Vitor, nga Guaruja në Brazil, qyteti bregdetar 70 km larg kryeqytetit Sao Paulo, u frymëzuar të mësonte surfin duke parë babanë dhe motrën e tij që kryenin aktivitetin çdo ditë.
Nëna e tij Camilla Chuque Braga, shtëpiake 39-vjeçare tha: “Ai mësoi notin në shkollë që kur ishte shtatë muajsh. Ndërsa motra e tij Maria Clara dhe babai bënin surf gjithë ditën prandaj u bë pjesë e jetës së tij.
Burri im gjithmonë nxiste Marian të lundronte mbi valë duke mbajtur Joao në prehër. Një ditë i kërkoi që të kapte valët si motra e tij dhe ai na habiti duke e bërë më së miri”.
Dyshja ishin habitur sesa shpejt Joao mësoi të qëndronte në këmbë mbi valë, çka mezi arrihet edhe nga të rriturit.
Camilla vazhdon: “Kur ai qëndroi në këmbë për herë të parë ne nuk mund ta besonim pasi ishte vetëm një bebe. Burri im mendonte se do të qëndronte vetëm shtrirë në surfboard, por ai u ngrit dhe nisi të bënte surf mbi valë”.
Nëna krenare thotë më tej: “Vajza ime Maria Clara mësoi të bënte surf kur ishte 3 vjeç e gjysmë, një vit pasi nisi të praktikonte”.
Joao ka rreth 32,000 ndjekësa në rrjetin Instagram të cilët ai gjithmonë impresionon me aftësitë e surfit.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit