Super-vullkani i Italisë gati të shpërthejë?

08:38 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Ndërsa vullkani Campi Flegrei nuk ka shpërthyer ende që nga viti 1538, ekspertët kanë paralajmëruar që mund të jetë duke përgatitur një shpërthim të fuqishëm.

Duke studiuar mostrat e tij përgjatë 500 viteve, hulumtuesit kanë parashikuar që jemi duke arritur një “fazë kritike” ku lëkundjet do të çojnë në një shpërthim, transmeton portali arbresh.info.

vullkani-itali

Ata shpresojnë që gjetjet e tyre do të nxisin autoritetet lokale të përgatiten për një shpërthim, të cilin ata thonë se do të prekë 360 mijë njerëz që jetojnë në kaldera dhe popullatën e Napolit prej gati një milion.

Nëse vullkani do të shpërthente, kjo mund të shkaktojë kërdi për ata që përpiqen të fluturojnë në zonë.

Vullkani ka qenë i trazuar për 67 vjet, me periudha dyvjeçare të shqetësimit në vitet 1950, 1970 dhe 1980 ku janë shkaktuar tërmete të vogla lokale dhe ngritje toke./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme