17 kallëpe flori dhe tufa kartmonedhash tregoheshin se fundmi nga militantët talibanë që bastisnin një vilë gjigante të ish-zëvendës-presidentit të vendit Amrullah Saleh.
Në pamjet që janë bërë virale në rrjet, zëdhënësi taliban Ahmadullah Muttaqi, thotë se rreth 6 milionë dollarë janë gjetur në shtëpinë e zyrtarit të korruptuar.
Për momentin pamjet nuk janë konfirmuar nëse vijnë nga rezidenca e personit në Kabul apo Panshir, ku Saleh ishte strehuar së fundmi pas revoltës së armatosur të studentëve besimtarë muslimanë, shkruan e përditshmja italiane Repubblica.
Amrullah Saleh ka qene zv. president i Afganistanit prej shkurtit 2020, minister i brendshem dhe shef i sigurise kombetare./tch/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...