Një gjykatë britanike të martën urdhëroi sundimtarin e Dubait që t’i paguajë ish-gruas dhe fëmijëve të tyre afërsisht 550 milionë paund (730 milionë dollarë), duke u bërë kështu një nga divorcet më të shtrenjta në historinë britanike.
Gjykata e Lartë tha se Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum duhet t’i paguajë 251.5 milionë paund gruas së tij të gjashtë, Princeshës Haya Bint Al Hussein, dhe të bëjë pagesa të vazhdueshme për fëmijët e tyre Al Jalila, 14, dhe Zayed, 9, të mbështetur nga një garanci bankare prej 290 milion paund, transmeton portal arbresh.info
Shuma totale që marrin fëmijët mund të jetë më shumë ose më pak se 290 milionë paund, në varësi të faktorëve duke përfshirë sa kohë jetojnë dhe nëse pajtohen me babanë e tyre. Marrëveshja përfshin 11 milionë paund në vit për të mbuluar shpenzimet e sigurisë për Princeshën Haya dhe fëmijët kur janë të mitur.
Sipas gjykatësit, familja ishte kërcënuar vazhdimisht nga Sheikh Mohammed, dhe jo nga burime të jashtme.
Haya, 47 vjeç, iku në Britani të Madhe në vitin 2019 dhe kërkoi kujdestarinë e dy fëmijëve përmes gjykatës britanike.
Princesha, e cila është e bija e mbretit të ndjerë Husein të Jordanisë, tha se ishte “e tmerruar” nga burri i saj, i cili dyshohet se kishte urdhëruar kthimin e detyruar në Emiratin e Gjirit të dy prej vajzave të tij.
Sheikh Mohammed, 72 vjeç, është gjithashtu zëvendëspresident dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një mbarështues i madh kuajsh. Themeluesi i stallës së suksesshme të garave me kuaj Godolphin, ai është në marrëdhënie miqësore me Mbretëreshën Elizabeth II.
Haya, e diplomuar në Universitetin e Oksfordit, është gjithashtu një kalorëse e apasionuar.
Sipas gjykatësit të lëndës, sheiku ia dha vetës autoritetin që të hakonte telefonat e princeshës dhe avokatëve të saj, duke përdorur spyëare Pegasus të prodhuar nga grupi izraelit NSO.
Sheikh Mohammed mohoi të kishte dijeni për hakerimin.
Sheiku gjithashtu dyshihet se ka urdhëruar dhe orkestruar rrëmibimin dhe kthimin e detyruar të dy vajzave të rritura në Dubai, princeshës Shamsa në gusht të vitit 2000 dhe motrës së saj, Sheikha Latifa, në 2002 dhe përsëri në 2018.
Fatura e divorcit eklipson pagesën prej 450 milionë paund të dhënë Tatiana Akhmedova në ndarjen e saj në vitin 2016 nga miliarderi rus Farkhad Akhmedov, në atë kohë që përmendej si divorci më i shtrenjtë në Britani.
Një zëdhënës i Sheikh Mohammed, përmes një deklaratë tha se sundimtari ‘gjithmonë ka dashur që fëmijët e tij të jenë të sigurtë. Gjykata tani ka marrë vendimin e saj për financat dhe ai nuk ka ndërmend të komentojë më tej”./fox4/arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...