Kryeministri britanik Rishi Sunak ishte i qartë në mbështetjen ofruar homologut Benjamin Netanjahu gjatë vizitës në shtetin në luftë.
Teksa bota është në pritje të ofensivës së lajmëruar tokësore në rripin e gazës, shefi i Downing Street deklaroi se mbështet plotësisht të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, në linjë me ligjin ndërkombëtar, ashtu si edhe të drejtën për të luftuar Hamasin.
Por ai shtoi se edhe populli palestinez është viktimë e Hamasit dhe mirëpriti planet për të lejuar hyrjen e ndihmave nga Egjipti.
“Jam krenar që qëndrojmë krah jush në orën më të errët të Izraelit. Si miq tuaj, do të qëndrojmë me ju në solidaritet, do të qëndrojmë krah popullit tuaj dhe duam gjithashtu që ju të fitoni. Edhe qytetarët palestinezë janë gjithashtu viktima të Hamasit dhe prandaj mirëpresim vendimin për lejimin e ndihmave humanitare në Gaza”, tha kryeministri britanik.
Sunak shtoi së është në dijeni që Izraeli po merr çdo masë për të shmangur viktimat civile, ndryshe nga terroristët e Hamasit, që siç tha, po përpiqen të rrezikojnë në çdo mënyrë qytetarët.
Sakaq, kryeministri Netanjahu vlerësoi mbështetjen britanike, duke cituar fjalët e Wiston Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore, kundër nazistëve.
“80 vite më parë, bota qëndroi me ju gjatë orës suaj më të errët. Sot është ora më e errët për ne, për botën. Prandaj e vlerësoj mbështetjen tuaj. Duhet të fitojmë së bashku”, tha kryeministri izraelit.
Sipas Netanjahut, kjo nuk është vetëm beteja e Izraelit, por edhe e botës së lirë, të civilizuar dhe vendeve moderne Arabe. Pala tjetër, thotë Netanjahu, është aksi i së keqes: Hamas, Hezbollah dhe Iran.
Sunak u takua më herët edhe me presidentin Isaac Herzog, më të cilin u dakordësua mbi rëndësinë e hyrjes së ndihmave humanitare për qytetarët e thjeshtë të Gazës. /A2cnn
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit