Të paktën 250 000 kompani britanike po përballen me falimentim këtë vit pa ndihmë shtesë, ndërsa ministri i Financave, Rishi Sunak paralajmëroi se ekonomia do të përkeqësohet më tej.
Falimentimet, të raportuara nga Federata e Bizneseve të Vogla (FSB), mund të shpjegohen nga tronditja e dyfishtë, e shkaktuar nga pandemia dhe Brexit.
“Gati 5% e 1 400 kompanive të anketuara për këtë studim planifikojnë të mbyllen këtë vit, nga rreth 5,9 milionë kompani në BM”, tha FSB në një deklaratë.
“Ekonomia do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet”, paralajmëroi Sunak gjatë fjalës së tij në Dhomën e Komuneve, por pa njoftuar ndonjë masë të re.
Qeveria së fundmi zgjati punën afatshkurtër deri në prill dhe zbuloi subvencionet për restorantet dhe bizneset të cilat duhet të qëndrojnë të mbyllura.
BM është vendi europian më i prekur nga pandemia e COVID-19 dhe një nga ata ku tkurrja ekonomike e shkaktuar ka qenë më e ashpër./ATSH
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...