Çështja e emigrantëve është rikthyer sërish në vëmendjen e qeverisë britanike.
Sipas kryeministrit anglez, Rishi Sunak plani i qeverisë konservatore për të ndaluar emigrantët, përfshirë dhe shqiptarët që shkojnë me gomone në Britaninë e Madhe, po funksion.
“Në Dhjetor arrita një marrëveshje me Shqipërinë. Sepse vitin e kaluar, gati një e treta e të gjithë atyre që mbërrinin me varka të vogla ishin nga ky vend i sigurt evropian. Tani kemi kthyer 1800 emigrantë në Shqipëri në vetëm gjashtë muaj. Nga një në pesë raste të azilkërkuesve shqiptare, tani kemi vetëm një në 50. Deri më tani këtë vit, numri i emigrantëve shqiptarë që vijnë me gomone ka rënë me pothuajse 90 për qind”, tha ai.
Por menjëherë pas komenteve të Sunak ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili për prestigjiozen ‘Telegraph’, akuzoi qeverinë britanike për propagandë politike.
“Qeveria britanike nuk mund të shkëputet nga propaganda. Është e mjerueshme dhe të lë shije të keqe të shpikësh një dramë për përfitime politike. Më pak se dy për qind e totalit të mbërritjeve në Britaninë e Madhe ishin nga Shqipëria. Të vazhdosh të flasësh për shqiptarët është e ulët”, shprehet Rama.
Një ekip prej 400 punonjësish është ngritur për të shqyrtuar në kohë 17,000 kërkesa për azil nga shqiptarët, shumica e të cilave pritet të refuzohen./tvklan.al/
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit