Sulmuesi që vrau të paktën 26 persona në një kishë të vogël në pjesën rurale të Teksasit kishte provuar më herët të merrte leje për armëmbajtje nga shteti, por ishte refuzuar.
“Pra, si ndodhi që ai ishte në gjendje të merrte një armë? Nga të gjitha faktet që ne duket se dimë, ai nuk duhej të kishte qasje në një armë”, tha guvernatori i Teksasit, Greg Abbott për CNN, transmeton portali arbresh.info
Nuk është ende e qartë se pse Devin Kelley, që u qëllua për vdekje nga një fqinj i kishës pas masakrës, iu refuzua leja.
Por, sipas të dhënave momentale ai kishte një jetë të trazuar, dhe kishte kryer krime në të kaluarën, gjë e cila e kishte kufizuar atë ligjërisht të mbante armë.
Mbrëmë Kelley hyri në kishën baptiste në Teksas, ku qëlloi për vdekje 26 person, në mesin e të cilëve një grua shtatzënë dhe një fëmijë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...