Sulmuesi nuk u qëllua nga policia

15:47 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Terroristi i cili sulmoi dje parlamentin në Londër është qëlluar me armë nga një anëtar i sigurimit të sekretarit Michael Fallon, dhe jo nga policia siç ishte raportuar deri më tani.

Sipas mediave britanike, Mirror dhe DailyMail, besohet se oficeri ka qëlluar tri herë me armë drejt terroristit i cili më pas kishte ndërruar jetë.

Scotland Yard nuk e ka bërë të ditur identitetin e personit që qëlloi sulmuesin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme